14 punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë për 27 pagat e prapambetura. Gjatë mbrëmjes së të enjtes një grup përfaqësuesish të Poçemit janë takuar me zv/ ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Ilir Bejtja.