Berisha: Shqiperia me keq se ne kohen e Enver Hoxhes per mjeke

2020-02-21 0

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të premte një konferencë me temë ?Sfida dhe vizione në shëndetësi?. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kish-kryeministri Sali Berisha. Gjat fjalës së tij ai tha:
Këta vjedhin si lukuni, çdo ditë medikamente dhe vaksina jetike për shëndetin e qytetarit shqiptar. Këta shpikën që check up dhe koncesionet për të vjedhur të sëmurët shqiptarë. Miqtë e mi jo më larg se dje Tanardeja në krye të qeverisë po deklaronte në një nga sallat se nuk kemi mungesë mjekësh. Ky cinik, ky injorant nuk kupton se sot Shqipëria në mjekë për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kupton se në Europë dhe në botë numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të një sistemi shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sytë ato koncesionet se sot bëhet fjalë në vendet e zhvilluar për një mjek në 300 banorë, në mos më pak. Shqipëria po shkon në 1 mjek me 100-120 banorë me gjithë fugën masive të shqiptarëve nga Shqipëria.