Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pas takimit me eurodeputeten Isabelle Santos foli për mediat. Ai u pyet rreth situatës së fundit politike, me Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili është shprehur se do të zbresë me qytetarët më 2 Mars në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? kundër asaj që e konsideron grusht shteti.
Balla tha se rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të dëmtohet nga kapriçot personale të politikanëve, ndërsa deklaratat e Presidentit për grusht shteti ai i konsideroi si histori idioteske.
?Rruga europiane e Shqipërisë që e mbështesin më shumë se 97% e shqiptarëve nuk mund të dëmtohet nga kapariçot personale të çdo individi apo çdo politikani. Rruga europiane është sot më e sigurtë se kurrë. Ka edhe politikanë apo individë, të cilët harrojnë që halli personal nuk mund të mbivendoset mbi aspiratën historike të shqiptarëve për integrimin europian. Dua t?ju them qartë që mos harxhoni më kohë kot me transmetime pa fund histori idiotekse grushtesh e mosgrushtesh shteti. Duhet të jemi në një moment ku vëmendje e shqiptarëve duhet të jetë tek procesi i rindërtimit pikë së pari. Duhet të jemi njëlloj si në ato ditë të vështira si pas goditjes nga tërmeti?, tha Balla.
Për ligjin e betimit të miratuar nga Kuvendi të cilin Meta e quan si antikushtetues, Balla tha se Parlamenti ka vlerësuar që në çdo rast asnjë prej autoriteteve qoftë ky Presidenti apo Kuvendi nuk mund të pengojnë ecjen përpara të zgjedhjes së institucioneve të reja të drejtësisë.
?Në variantin përfundimtar Kuvendi i Shqipërisë nisur me modelet e reja të reformës në drejtësi për të miratuar mekanizmat zhbllokues në çdo rast që një autoritet që mund të jetë Presidenti i Republikës, nëse Presidenti i Republikës me dëshirë dhe vullnet të plotë vendos të shkelë Kushtetutën, mund të ndodhë që Kuvendi i Shqipërisë, i cili ka parashikimet e veta dhe detyrimet e veta mund ta bëjë një gjë të tillë, si përfaqësues direk i sovranit. Kuvendi, ka vlerësuar që në çdo rast asnjë prej autoriteteve qoftë ky Presidenti i Republikës, qoftë ky Kuvendi nuk mund të pengojë ecjen përpara të procesit të zgjedhje të institucioneve të reja të drejtësisë në vend?.
Sipas tij, Komisioni i Venecias ka mjaft opinione ekzistuese që e kanë sugjeruar dhe certifikuar një mekanizëm të tillë. Ndër të tjera, Balla tha se mazhoranca nuk ka krizë me Presidentin Ilir Meta.
Deputeti i PS-së tha se kreu i shtetit duhet të zgjedhë nëse do të vijojë detyrën ose të jetë një prej liderëve të opozitës.
?Këtë krizë të Presidentit me Ilir Metën duhet ta zgjidhi Presidenti me Ilir Metën. Do të thotë që Ilir Meta duhet të ndajë përfundimisht, të vazhdojë të jetë një prej liderëve të opozitës apo do të vijojë të jetë President i Republikës?./tvklan.al