Stop - Avokatja mashtruese, si grabiti Natasha Shehu pronen e familjes! (20 shkurt 2020)

2020-02-21 2

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Pak ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi skandalin e avokates së tragjedisë së Otrantos, Natasha Shehu, duke treguar, sesi kjo e fundit grabiti paratë e të afërmve të viktimave. Sot motra e saj,Vasilika Shehu, denoncon Natashën dhe thotë, se ajo ka grabitur edhe pronën e familjarëve në Sarandë, duke falsifikuar dokumentin e privatizimit të nënës së saj Dede Shehu, e duke e regjistruar në emrin e saj. Një tjetër denoncim për Natasha Shehun vjen nga Genci Nako, i cili në 2001-shin i ka blerë Natasha Shehut taracën e katit të katërt me perspektivë për katin e 5-të. Genci e investoi katin e 5-të dhe e gëzoi apartamentin deri në 2017-ën.Pas 16 vjetësh u rishfaq Natasha Shehu dhe me format e saj,arriti të hapte procese gjyqësore për të marrë truallin, por jo apartamentin e shitur.Negjithatë Natasha ka shkallmuar derën e Genci Nakos bashkë me partnerin e saj italian, duke marrë me forcë apartamentin, ndërsa për 3 vjet as prokuroria, as policia e Sarandës, nuk ka ndërhyrë.