#rtvora #oranews
Në ditën e 5-të, gjendja e grevistëve të Ballshit është e rënduar ditën e sotme, pasi ata kanë ndërprerë ujin dhe kanë refuzuar ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, një përfaqësi e grevisteve te Ballshit kanë qenë në një takim me zv. ministrin e Energjisë Ilir Bejtaj, në prani të kreut të bashkësie Mallakastër, Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës, Ismet Beqiri.
Në takim është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por ende nuk dihet se sa paga do të jepen, bën me dije gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.
Ndërsa grevistët shprehen se do të vazhdojnë ta presin përgjigjen në greve urie. Takimi mendohet që do të çojë në një zgjidhje të situatës.
Grevistet mbeten në pritje të një përgjigje nga ministria e Energjetikes dhe Infrastrukturës.
Ndërkohë, ditën e diel në orën 10.00 do të zhvillohet edhe një marshim i naftëtarëve nëpër rrugët e qytetit duke i bërë thirrje edhe bizneseve për t?ju bashkuar në formë proteste.
Ballshi është një qytet ku pjesa më e madhe e banorëve të ardhurat e familjeve i siguronin nga kjo uzinë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/greviste-e-ballshit-takohen-me-zv-ministrin-e-energjise-u-jep-premtim-kalimin-e-pagave
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp