Wake Up/ Antonio Forcione i cilësuar si "Jimi Hendrix" i kitarës akustike, koncerte në Shqipëri

2020-02-21 2

Antonio Forcione është një artist arbëresh i cili është vlerësuar shumë nga kritika, duke e cilësuar edhe si ?Jimi Hendrix" i kitarës akustike. Ai cilësohet si një histori suksesi ku talenti, pasioni dhe përkushtimi e kanë bërë një artist të kompletuar dhe të ve?antë. Forcione njihet si kompozitor, kitarist dhe producent. Ai është sa ambicioz për të kërkuar më të mirën nga vetja, po aq edhe me një sens të lindur humori. Dje ai ka interpretuar në skenën e Teatrit Metropol dhe nesër në mbrëmje do të jetë në Teatrin e Kor?ës. Me një karrierë të gjatë në muzikë, ai zhvillon koncerte në vende të ndryshme të botës së bashku me dy anëtarët e tjerë të bendit i cili njihet me emrin "AKA trio". Albumi i tyre i titulluar "Joy" vitin e kaluar u rendit në vendin e 8-të në "Transglobal Ëorld Music Chart", në listën e 100 albumeve më të mira. Antonio ka lindur në Molise, Itali dhe aktualisht jeton në Londër. Ai ka ardhur në Shqipëri në kuadër të "Kaba Festival", i cili përzgjedh herë pas here artistë të huaj të famshëm. Disa nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare e kanë komentuar mjaft pozitivisht Antonion si artist. Ndër to mund të përmendim: "Times", , "Daily Mail", "The Observer", "The Guardian", "The Stage"...etj. "The Times"- e ka cilësuar si pasion, zjarr dhe si Jimi Hendrix i kohëve moderne)"The Observer"-e ka cilësuar si gjeni. "The Guardian"- si një nga më të mëdhenjtë e kitarës akustike. Ai ka punuar me emra të njohur si Bobby McFerrin, Phil Collins, Jools Holland, Zuçhero, Pino Daniele, Charlie Haden, John McLaughlin, Trilok Gurtu, Steps Ahead, Leo Kottke, Biréli Lagrène dhe Eduardo Niebla. Ai fitoi çmimin "Best Spirit of the Fringe" në Festivalin e Edinburgh-ut me një turne në Australi.. ?mime të tjera përfshijnë: "The Aëard for Excellence" në Adelaide, "The Premio Enriquez" në Italy për artistin e vitit dhe " The Premio Internazionale di Cultura Re Manfredi".

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange