Basha bën analogji me rrëzimin e bustit të diktatorit: Të bashkojmë forcat për të fituar lirinë

2020-02-21 0

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha në një fjalim që ka mbajtur nga Teatrit Kombëtar, i cilësuar nga kryedemokrati si simbol i qëndresës, ka bërë një analogji me 20 shkurtit të 1991, kur u rrëzua busti i diktatorit të Enver Hoxhës. Me një fjalim të mbushur me simbolika, Basha shprehet se kjo është ajo që duhet të bëjë sot populli, të fitojë lirinë nga "diktatura" e tanishme për të ecur në rrugën Europiane.