Qeveria harton një paketë masash dhe favorizimesh, si paga dhe strehimi, që mjekët e larguar të rikthehen në Shqipëri. Por sërish oferta nuk pranohet. Në vendet e Europës llogariten të paktën 3 mijë mjekë shqiptarë, nga të cilët një e treta ndodhen në gjermani, ku vazhdon largimi.