Trafikoi 120 milionë euro kokainë në Greqi, mirditori koordinator i drogës arrestohet në Itali

2020-02-21 4

Një shqiptar 42-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi kërkohej për trafikim të lëndëve narkotike. Policia gjatë një kontrolli të një makine BMW të zezë, ku në të udhëtoni 3 shtetas shqiptarë, zbuloi se ndaj njërit prej tyre ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke për trafikim të lëndëve narkotike. 42-vjeçari Alfred Arapi, nga Mirëdita, ishte rezident në Pordenone të Italisë, ndërsa kërkohej për trafikimin e 1.2 ton kokainë të importuar në Greqi nga Amerika Jugore dhe Qendrore, me anije mallrash. Sasia e kokainës u zbulua në periudhën midis shtatorit 2018 dhe janarit të 2020, që po të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 120 milionë euro.