Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë ? Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas. Report TV ka mësuar se në garë për t?u shpallur fituese janë tani 6 kompani, konsorciume (bashkime operatorësh) të huaja. Aktualisht Ministria e Infrastrukturës është në fazë vlerësimi për 6 ofertat që janë bërë dhe në javën e dytë të marsit do të dalë me një vlerësim përfundimtar. Pas vlerësimit të ofertave, raportin e plotë Ministria do ta dërgojë për miratim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të japë vlerësimin e saj për ofertën fituese. Report TV mëson se pjesë e këtij projekti parashikohet të bëhet edhe elektrifikimi i hekurudhës, që do të kërkojë edhe një fond shtesë në vlerën e 10 milionë eurove. Kështu, trenat mund të punojnë qoftë me motorë diesel, qoftë me elektrik.