Policia e Fierit ka shoqëruar këtë të enjte edhe avokatin e mësuesit të kantos Agron Bego, që u denoncua nga emisioni investigativ ?Stop?, për ngacmim seksual ndaj një nxënëse të tij në shkollën ?Jakov Xoxa?.
Përmes një kamere të fshehtë, Niko Bega, avokati i vetëquajtur 007, u filmua teksa takohej me një shok të vajzës që denoncoi mësuesin e kantos, dhe i kërkon atij që vajza ta ndryshojë dëshminë e saj, dhe të pohojë se biseda e zhvilluar në mjediset e shkollës ishte konfidenciale.
?Nuk më ka kërkuar afera seksuale. Kaq mo kaq nuk më ka kërkuar afera seksuale dhe këto që i ka përmendur i ka përmendur në konfidencë?.
Avokati Niko Bega thotë se qëllimi i tij është që mësuesi të fitojë pafajësinë, e për këtë propozon një version të ri të ngjarjes.
?Qëllimi im është që të dali Agroni i pafajshëm. Nuk më interesojnë të tjerat fare. Thjesht të thotë që unë nuk jam në gjendje të mirë psikologjike dhe mbyllet filmi?.
Sipas avokatit, profesori po interesohej për mungesat e nxënëses pasi ishte një porosi e prindërve të saj.
Më 11 Shkurt, emisioni investigativ ?Stop? bëri publike videon ku mësuesi Agron Bego ofrohej ta ndihmonte nxënësen e tij me mungesat në këmbim të marrëdhënieve intime. Ai po qëndron në arrest me burg pas vendimit të gjykatës.
Tv Klan