Basha kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-21 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë në kujtesë 20 shkurtin, ku 29 vite më parë qytetarët shqiptarë rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha.Nëpërmjet një mesazhi në ?Facebook?, kryedemokrati shkruan se kjo datë duhet të kujtohet me respekt dhe krenari, pasi shqiptarët arritën të mposhtnin frikën.?20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.?Por edhe pas 29 vitesh, lideri demokrati nënvizon se shqiptarët vijojnë ende të shpresojnë që Shqipëria do të bëhet si Evropa.?20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa.?

Free Traffic Exchange