http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Kosoves Albin Kurti në intervistë për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung ka deklaruar se ende eshte e gjalle ideja per shkembimin e territorit me Serbine, per te cilen duhet te behet shume kujdes.ALBIN KURTIKRYEMINISTER I KOSOVESKy projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës. Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviçit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët.Kurti kërkon gjithashtu një mini-Plan Marshall për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se ekziston nevoja për shkolla të mira, spitale, një lidhje të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, për t?i dalë ballë një vale të re emigrimi, që është më e madhe se gjatë pushtimit serb.