Një tjetër specie e rrallë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës. Breshka fluturuese sikur njihet në gjuhën shqipe është një specie e cila në brigjet vlonjate është rastisur thuajse 5 herë në gjithë historinë. Kjo tregon për veçantinë e saj dhe mosfrekuentimin e shpeshtë të brigjeve vlonjate.
Breshka mbi shpinë ka pasur parazitë të detit të cilët kanë bërë që të humbasë drejtimin dhe të dalë në ujërat tona dhe më pas në cektinë. Peshkatarët e Vlorës ja kanë pastruar parazitët për ta hedhur më pas sërish në det. Quhet breshkë fluturuese pasi kur e nxjerrin nga deti përplasë krahët si të ishin flatra teksa në det dallohet për stilin e veçantë të notimit.Gjithashtu një peshk i rrallë për ujërat shqiptare është kapur në afërsi të gjirit të Vlorës. Quhet 'peshk gjalpë' ndërsa hyn në familjen e peshkaqenëve. Peshkaqeni i kapur peshonte rreth 41 kg ndërsa ishte rreth dy metra i gjatë.
Peshkaqeni quhet edhe rovetus pretiosus ndërsa shihet shumë rrallë në brigjet shqiptare. Pas matrikullimit breshka u lëshua sërish në det. Mbërritja e ekzlemplarëve të tillë lidhet kryesisht me ngrohjen globale.