#rtvora #oranews
Juglindja është përfshirë nga reshjet e dëborës ndërsa në pjesën më të madhe të vendit moti karakterizohet nga vranësirat dhe shiu.
Në zonat malore janë shfaqur edhe vështirësitë e para, por në rrugët kryesore kalohet pa probleme.
Reshjet e dëborës u rikthyen këtë të enjte në juglindje e veri, ndërsa pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga reshjet e shiut.
Korça dhe rrethinat janë zbardhur plotësisht.
Në zonat e malore të juglindjes, trashësia ka arritur mbi 15 centimetra.
E për pasojë Aksi Korçë-Dardhë është pjesërisht i kalueshëm nga mjetet edhe pse thuhet se është kriposur dy herë.
Ndërsa nga kilometri 8 deri në 12 duhet të përdorin zinxhirë.
Në drejtim të Voskopojës-Kapshticës dhe Liqenasit kalohet pa probleme.
Vështirësitë e para në qarkullim janë shfaqur edhe në zonat e thella të Pogradecit, por sipas të dhënave nuk ka fshatra të bllokuar.
Reshjet e dëborës ndërkohë janë rikthyer edhe në zonat malore të Librazhdit, si Sopot, Rrajcë e Shebenik.
Reshje dëborë janë regjistruar edhe në zonat malore të Qarkut të Dibrës e Kukësit, por nuk raportohet për problematika.
ARRSH thotë se reshjet ishin më intensive në lartësitë mbi 950 metra mbi nivelin e detit.
Sipas të dhënave rrugët janë të hapura, ndërsa sipas shtabeve të emergjencave po monitorohet situatën.
Drejtuesit e mjeteve rekomandohet të tregojnë kujdes në akset me prezencë të dëborës dhe lagështirës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rikthehet-debora-ne-rrethe-zbardhjet-juglindja-shfaqen-veshtiresite-e-para
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp