Wake Up/ Bekim Fehmiu, "Odisea' shqiptar në një film-dokumentar me regji të Valmir Tertinit

2020-02-21 9

Ai ishte shqiptar, por i takon mijëra adhuruesve në tërë botën. E kemi fjalën për aktorin, Bekim Fehmiu i cili u nda nga jeta në 2010 duke lënë pas një karrierë të gjatë 40 -vjeçare. E ndërsa kujtohet me rolet e tij të shumta që bënë jehonë ndër vite, plot 48 filma të produksioneve të republikave jugosllave dhe atyre evropiane e amerikane, për publikun shqiptar do të mbetet gjatë në mendje për rolet e tij në filmin ?Odisea?dhe?Përgjithmonë Xhulia?. Bekim Fehmiu ishte aktori parë nga Evropa Lindore, komuniste, i cili më 1967 nisi të xhiroj për produksionet e shteteve perëndimore, në Evropë dhe SHBA, dhe gjatë 20 viteve ishte aktori më i kërkuar, duke realizuar dhe ëndrrën e tij, të prekte Hollivudin. Këtë 15 qershor të 2020, aktori me famë botërore, bën 10 vjet që është ndarë nga jeta, por ka njerëz që po punojnë për ta sjellë të gjallë figurën dhe karrierën e tij të pasur që ai la pas. Ditët e fundit është folur për një film-dokumentar i cili do të sjellë përballë publikut, fakte, intervista ekskluzive nga njerëz që e kanë njohur dhe që kanë pasur një ndikim shumë të madh në jetën e aktorit, Bekim Fehmiu. Një dokumentar i gjatë artistik do të vijë si premierë në 15 qershor me skenar nga gazetari Fahri Musliu, regjisor Valmir Tertini dhe producent Jaklid Gaçe e mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë të Shqipërisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange