Kurti për shkëmbimin e territoreve/ Kryeministri: Projekti dështoi, por ideja nuk ka vdekur

2020-02-21 1

Në një intervistë dhënë për ?Süddeutsche Zeitung?, e para herë që flet si kryeministër për një gazetë prestigjioze gjermane, Albin Kurti u shpreh se nuk është kundër dialogut me Serbinë, por i qëndron idesë se ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat të jenë të detyrueshme për të dy palët.


?Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Milloshevicit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët?, u shpreh Kurti.

Kurti foli edhe mbi idenë e shkëmbimit të territoreve, e cila u rikthye sërish fort në vëmendje pas një deklarate të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer dhe hedhjes poshtë që i bëri menjeherë Richard Grenell.

?Ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës?, tha Kurti.

Në intervistë u prek dhe marrëveshja për lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar në Mynih të Gjermanisë. Kryeministri kosovar edhe një herë theksoi se negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraardhëse, dhe se ekzekutivi actual nuk ka qenë i përfshirë.

Kam rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën, është shprehur ai, duke shtuar nuk e ka parë variantin përfundimtar të marrëveshjes.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#RichardGrenell#TopChannel

Free Traffic Exchange