Sot moti me vranësira të dendura dhe reshje shiu do të vijojë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore. Këto kushte atmosferike, sipas meteoalb mbeten deri në mesditë kur moti përmirësohet gradualisht duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore. Nata rikthen kthjellimet në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.Pjesa më e madhe e kontinentit Europian vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e dendur, reshjet e shiut dhe stuhitë e dëborës do jenë dominuese. Ndersa moti i kthjellët mbizoteron në Gadishullin Iberik.