Përkujtohen viktimat e komunizmit/ Gjirokastër, ceremoni për të pushkatuarit në kala

2020-02-21 1

Në Gjirokastër një grup familjarësh të ish të përndjekurve politikë kanë përkujtuar viktimat e regjimit komunist të ekzekutuar në burgun e kalasë të Gjirokastrës.


Nebil Çika kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë antikomunistë tha se me vendosjen e një memoriali pranë një varri masiv në pjesën e pasme të kalasë do të përkujtohen të gjithë ata që u pushkatuan pa gjyq e që nuk patën kurrë një varr.

Kreu i Fondacionit Konrad Adenauer Tobias Rutershoff tha se krimet e komunizmit nuk duhen harruar dhe qytetarët e lirë kudo duhet të njohin fytyrat e persekutotëve dhe të viktimave.

? Ne mbështesim çdo përpjekje të familjarëve të viktimave për të kërkuar drejtësi dhe dinjitet. Konrad Adenauer ka botuar vëllimin e tetë të enciklopedisë me biografitë e të vrarëve prej komunizmit, sepse publiku duhet të informohet dhe të mos lejojë diktaturat të persekutojnë duke shkelur dinjitetin human. Ne jemi krah grupimeve dhe institucioneve që dëshirojnë të rikthejnë vëmendjen historike ndaj periudhës së komunizmit si një prej regjimeve që shkaktoi mijëra viktima të pafajshme.?, tha Tobias Rutershoff.

Që prej vitit 1944 deri në vitin 1968 burgu famëkeq i kalasë së Gjirokastrës u kthye në një simbol terrori për të gjithë qytetin. Të ekzekutuarit pa gjyq sipas dëshmive të banorëve të qytetit u groposën në varre masive në pjesën e pasme të kalasë ndërsa në kala nuk ka asnjë gjurmë të asaj periudhe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ceremony#Gjirokaster#TopChannel