Wake Up/ OSHEE: Vjedhësit e energjisë do dënohen edhe me burg edhe gjobë. Ja pse këto masa

2020-02-21 6

Vitet e fundit rastet e vjedhjes së energjisë elektrike nuk kanë qenë të pakta. Madje tani dihet që për çdo rast të konstatuar që kapet në shkelje, të vjedhjes së energjisë ndërmerren edhe kallëzime penale. Por së fundmi, duket se ndaj shkelësve janë ashpërsuar rregullat. Gjithçka parashikohet në rregulloren e re të Entit Rregullator të Energjisë për llogaritjen dhe vendosjen e dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike, që tashmë ka hyrë në fuqi. Personat të cilët vjedhin energjinë elektrike, jo vetëm do të procedohen penalisht, por edhe do të paguajnë për dëmin ekonomik që i kanë shkaktuar kompanisë së shpërndarjes OSHEE por edhe qytetarëve që janë të rregullt në pagesat e tyre. Në bazë të këtij vendimi, nëse kapesh duke vjedhur energjinë, krahas burgut rrezikon të paguash energjinë sa për gjashtë muaj nëse je abonent familjar dhe kjo shifër është edhe më e madhe nëse je biznes. Për më tepër se pse erdhën këto masa më drastike dhe si është situata në terren nga monitorimet që kryejnë inspektorët, do të flasim me

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel