Britania, sistem te ri vizash pas daljes nga BE

2020-02-19 3

Me daljen nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe ka ndryshuar rregullat për emigrantët që duan të punojnë në shtetin ishullor.

Emigrantët, si nga vendet e BE-së por edhe ata jashtë BE-së, që nuk kanë aftësi profesionale pune, nuk do të marrin vizë për në Britani të Madhe. Këto janë planet për emigracionin që po hartohen nga qeveria britanike.

Zyrtarja e qeverisë Priti Patel tha për BBC se ky sistem i ri do të inkurajojë njerëzit që kanë talente dhe aftësi profesionale në punë.

?Ky sistem i ri do të garantojë që në të ardhmen të kemi një ekonomi më të mirë dhe më produktive?, tha ajo.

Sipas qeverisë britanike, me rregullat e reja do të duhet që punëtorët e huaj që do të vijnë në Britani të Madhe të flasin anglisht dhe të kenë një diplomë apo certifikatë pune.

Nëse plotësojnë këto kritere, thotë qeveria, do të vlerësohen me 50 pikë nga 70 pikë që janë në total. Sipas këtij sistemi të ri, emigrantët do të duhet që të marrin 70 pikë për të qenë në gjendje që të punojnë në Britani të Madhe. /tvklan.al