Ahmetaj në Report TV: 300 milionë euro grante, 850 milione kredi e butë, ja sa janë interesat

2020-02-19 1

Ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se nga 1.15 miliardë euro të mbledhura në Konferencën e Donatorëve, 295-300 milionë euro janë grante, ndërsa 850 milionë është kredi e butë të cilat do të shlyhen deri në 30 vite me interesa të vogla. 

"Qytetarët shqiptarë do paguajnë ndër 30 vite nëpërmjet taksave të tyre. Kreditë që do merren për rindërtimin. Interesi do të jetë në çdo rast nën 2.25 %. Mund të ketë edhe në 2%, apo pa interes nga banka islamike", u shpreh ministri Ahmetaj në studion e Report Tv.