Cfare duhet te dije cdo grua per menopauzen

2020-02-19 1

Emisioni ?Rudina?, në Tv Klan e vendosi fokusin e saj tek një temë me një interes mjaft të madh për gratë e moshës 45-55 vjeç. Bëhet fjalë pikërisht për menopauzën, një proçes biologjik natyral, që shpeshherë shoqërohet me shqetësime të ndryshme dhe jo çdo grua e përjeton njësoj. Për të folur për këtë temë e ftuar në studio ishte gjinekologia Mimoza Keta, aktivistja Nora Malaj dhe mjekja psikiater Ariana Rreli.

Menopauza është fundi i periudhës së menstruacioneve dhe fertilitetit, një fazë natyrale në jetën e gruas. Zakonisht kjo ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjecare, por në raste të rralla mund të ndodhë edhe më herët ose më vonë. Në këtë fazë, pasi gruaja arrin menopauzën, trupi i saj pëson disa ndryshime.
Gjinekologia shprehet më tej se kjo është një fazë fiziologjike normale në jetën e çdo femre dhe duhet të kalojë qetësisht.