Report TV - 'Tapë' në timon/ Në 2019 u gjobitën 13 shoferë të transportit urban në ditë!

2020-02-19 0

TIRANE- Të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj situate që ndodh çdo ditë në kryeqytet. Kaosi, trafiku dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit nga shoferët e autobusit i ka kthyer rrugët e Tiranës në një situatë të pazakontë.

Çdo ditë në vitin 2019 13 shoferë të transportit publik janë gjobitur nga policia rrugore në të gjithë vendin për shkelje të rregullave, ky 6 prej tyre në Tiranë duke i evidentuar ato si shkelësit më flagrant të rregullave të qarkullimit.Nga ana tjetër ReportTV mëson se deri tani në vitin 2020 policia rrugore ka gjobitur 423 shoferë autobusësh prej të cilave 183 të ndërmarra në Tiranë, duke e kthyer kështu sjelljen e tyre në një shqetësim për qytetarët.

Report TV përcjell këtë shqetësim duke bërë këtë vëzhgim në disa prej linjave kryesore të transportit publik. Qartësisht shihet mosrespektimi i rregullave duke shkaktuar kaos në qarkullim.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as rastet kur si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit nga ana e shoferëve të jenë regjistruar dhe aksidente ku vetëm një ditë më parë një autobus i linjës së ?Tiranës së Re? për shkak të frenimit të menjëhershëm përplasi një patrullë policie e ku u plagosën 3 pasagjerë