Vucic: Nuk e përballojmë dot një luftë me Kosovën!

2020-02-19 1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përballonte dot një luftë të re, ndaj kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ajo duhet të angazhohet për bisedime.


Lajmin në fjalë e përcolli B92, ku raportohet se Vucicit i është kërkuar të komentojë deklaratën e Richard Grenell-it, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit është lajm i rremë se SHBA-ja ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës duke përfshirë shkëmbimin e territoreve.

Vucic u përgjigj se vazhdimisht e ka përsëritur se këto janë gjëra që kërkojnë bisedime.

?Sa herë të ketë fuqi të mëdha perëndimore, të cilat ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Puna e jonë është që kësaj t?i kundërvihemi?, është shprehur ai.

Ndërkohë, pyetja vazhdoi se ?nëse mund ta marrë me mend situatën pa bisedime, në favor të mbijetesës së popullit në Kosovë, cila do të ishte alternativa?? Presidenti serb dha një përgjigje të qartë:

?Vetëm lufta është alternativë, dhe ne këtë, nuk e duam?, duke shtuar se Serbisë nuk i nevojiten konflikte. ? Ajo që na duhet janë dekada paqeje, luftës nuk do t?i mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërave të viteve të nëntëdhjeta? këtë nuk do ta përballonim dot. Kemi nevojë për politikë të mençur?, citohet të ketë thënë Vucic.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksanderVucic#Kosovo#TopChannel

Free Traffic Exchange