Aksidentet, shkak shpejtesia, alkooli dhe telefoni

2020-02-19 0

Automjetet dhe rrugët vijojnë të marrin jetë njerëzish në vendin tonë. Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit Janar në vend kanë ndodhur 93 aksidente rrugore nga 104 që ishin një vit më parë.

Por numri i personave që kanë humbur jetën sërish mbetet i lartë. Nga 16 viktima në total në një muaj, numrin më të lartë e mban Tirana me 7 persona, e ndjekur më pas nga Shkodra dhe Lezha.

?Tirana ka numrin më të lartë të popullsisë, problem janë ndërprerjet e drejtuesve të automjeteve në rrugë?, thotë eksperti Fisnik Ziçishti.

Sipas ekspertëve, drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët janë burimi kryesor i aksidenteve rrugore. Ata kërkojnë ashpërsim të masave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

?Shpejtësia, alkooli dhe telefonat janë shkaqet kryesore. Shumica e të rinjve janë me telefon në dorë kur drejtojnë automjetin. Duhet të ashpërsohen masat?.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 80 % të rasteve, aksidentet rrugore vijnë si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Tv Klan