Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Apeli rrëzon kërkesën e Hajrajve për liri, burg pa afat

2020-02-19 0

TIRANE-Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit Hajri për lirim nga qelia duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në datë 31 Janar, arrestit me burg pa afat, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Report Tv solli pamjet nga seanca gjyqësore që u zhvillua sot në Apel. Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës janë; Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili. Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz që u sekuestrua nga OFL-ja.

Pesë të arrestuarit akuzohen për ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?, ?Fshehja ose asgjësimi i kufomës?, ?Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës?, ?Përkrahja e autorit të krimit?, të kryera në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?. Në Shkallën e parë gjatë seancës të arrestuarit mohuan akuzat dhe u shprehën se kompleksi 'Golden' ku u dërgua pas rrëmbimit dhe më pas u nxor i vdekur Jan Prenga, nuk është hapur për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26-nëntorit.Por pamjet e kamerave të sigurisë rrëzojnë dëshmitë e të arrestuarve. Shqiptarja.com ka publikuar pamjet që tregojnë momentin e futjes dhe nxjerrjes së trupit të Jan Prengës nga kompleksi, që u mor peng në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Ky i fundit është arrestuar në Angli. Në kërkim janë shpallur të paktën 11 persona ndërkohë që Report Tv ka mundur të zbulojë edhe tre prej kokave që kanë porositur rrëmbimin e Jan Prengës, i cili humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga pengmarrësit, Gentian Doci si dhe M. Bajri nga Shkodra dhe Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.

Free Traffic Exchange