Përballë sfidës së stafit të mangët, që ka sjellë uljen e prodhimit, kompanitë shqiptare janë vënë përpara zgjedhjes se punësimit të të huajve.
Por ky fenomen ne Shqipëri nuk vjen si pasojë e tërmetit në fushën e ndërtimit, sipas agjencive të punësimit, por ka nisur që në 2015 me punësimin e stafit të huaj në sektorin e IT, mjekësisë, peshkimit apo fasonerisë.
?Stafi që sjellim vijnë kryesisht nga vende të pazhvilluara, të varfra dhe sistemi I pagave që kemi ne është tërheqës për ta. Nuk rekrutojmë nga vende që janë në konflikte lufte, por nga vende që kanë ekonomi të dobët siç është Afrika, Sri Lanka, Bangladeshi.. Ato vijnë me paga 300-400 dollarë neto . absolutisht që në Shqipëri nuk janë shumë por për një shtetas nga Nigeria dhe 100 dollar është shumë, jo më 400 dollarë?, shprehet Flamur Jauri.
IZU DHE KANATH janë dy djem nga Nigeria, të cilët kanë ardhur për të punuar në Shqipëri.
?Përshëndetje..?
?U bënë 10 ditë që jam në Tiranë. Erdha nëpërmjet agjencisë europiane për të punuar në një kompani anijesh, por për momentin po pres të marr lejen e qëndrimit. Ky është udhëtimi im i parë jashtë Nigerisë, dhe vë re një ndryshim të madh. Të gjithë duan të largohen për një jetë më të mirë, dhe unë besoj se jam me fat?.
?Varet kur do të marr lejen e qëndrimit për të nisur punën, por jam gati për të punuar çdo lloj pune, çfarë do që më kërkohet. Më duket një qytet shumë i këndshëm. Këto pak ditë që ndodhem këtu ndihem shumë mirë, mund të lëviz lirisht. Askush nuk të bezdis, nuk jeni racista?.
Me ndryshimin e ligjit për të huajt, është lehtësuar procedura për marrjen e vizës dhe e përshpejton procesin e punësimit dhe koston, gjithashtu.
?Ligji i vjetër kishte shumë burokraci, ndërsa tani është kthyer aplikimi online, nuk ka nevojë për tu paraqitur fizikisht vetë në ambasadë?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Punetore#Shqiperi#TopChannel