Shqipëria mbledh 1 miliardë e 150 milionë euro ndihma për tërmetin - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-19 7

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Konferenca e Donatorëve mbi procesin e rindertimit të Shqipërisë ka kaluar cdo pritshmëri.Në fund të konferencës 5-orëshe, u mblodh një shumë rekord prej 1 miliard e 150 milionë euro.Shuma tejkaloi edhe objektivat e pretenduar nga kryeministri Rama që u shpreh pa fund falenderues për cdo kontribut të dhënë.Dëmet nga tërmeti sipas fatures se përgatitur nga qeveria shqiptarë pak ditë më parë llogaritet të ishin 985 milione euro.Ndërkohe që me shumën e madhe dhënë nga donatoret e kësaj konferencë, Shqiperia është gati të nisë procesin e rindertimit.Ndër vendet që dhanë më shumë para ishin Franca me 100 milione euro, Emiratet e Bashkuara Arabe dhane 70 milione euro, Italia 65 milionë euro, Turqia 46.Gjermania 11 milione euro, Zvicra 9 milione euro,Katari 5 milione dollare, Suedi 5.6 milione eurom Holanda 3 milione euro, Norvegjia 2.1 milione euro, Polonia 2.7 milione euro, Greqia 2.5 milione euro, Serbia 2 milione euro etj.Ndërkohe institucionet bankare dhe organizatat politike ishin donatorët më të mëdhenj. Bashkimi Europian dha 115 milione euro në total, Banka e Këshillit të Europës 100 milion euro, Banka Islamike për Zhvillim dha shifren rekord 415 milione euro, Banka Botërore 12 milione euro etj.

Free Traffic Exchange