Burrin e ka te alkoolizuar, gruaja: I ka degraduar truri, nuk doja qe...

2020-02-19 1

Një 46-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve ka treguar për emisionin ?Historia ime? në Tv Klan problemet në familjen e saj, për shkak se bashkëshorti prej 15 vitesh është i alkoolizuar.
Milika Toska ka rrëfyer në studio se gjithçka nisi në vitin 2005, kur burri i saj kishte filluar të punonte për ndërtimin e një shtëpie dhe pas punës, për shkak se konsumonte alkool me punëtorët e tjerë filloi, çdo ditë të vinte i dehur në shtëpi.
Milika tha se është në vështirësi të mëdha ekonomike sepse vetëm bashkëshorti punon, por dhe të ardhurat që merr i shpenzon për të pirë alkool. Pavarësisht bisedave që ka bërë me të, ai shprehet se e ka të pamundur ta lërë alkoolin pavarësisht se kjo po dëmton familjen dhe shëndetin e tij.
Mirela Milori: Në vitin 2005, ti thua se kur burri filloi të punonte për të ndërtuar diku?
Milika Toska: Që atëherë filloi dalëngadalë.
Mirela Milori: Filloi alkoolin?
Milika Toska: Po!
Mirela Milori: Si filloi, si hyri alkooli në shtëpinë tuaj?
Milika Toska: Vinte i dehur, jo se pinte në shtëpi. Edhe sot e kësaj dite, ai vjen i dehur, jo se konsumon alkool në shtëpi. Mua kjo gjë s?më pëlqen se dhe babai im ka pirë, por nuk doja që të ndodhte dhe tek burri.
Mirela Milori: Fillove të flisje me të, ti thuash çfarë po ndodh?
Milika Toska: I flisja gjithmonë: Çfarë po bën? Fillonte ngrinte zërin, fillimisht shumë pak ka ngritur dorën, por unë nuk e duroja dot. Se fëmijët kanë kërkesa, shumë shpejt u bënë brenda 5 vjetëve, 3 ishin dhe u bë si e padurueshme.
Mirela Milori: Më the që ndonjëherë ka ngritur edhe dorën, ka patur momente dhune?
Milika Toska: Kanë qenë të pakta të dorës, por ato psikologjike kanë qenë të vazhdueshme sepse ai kur pi nuk qetësohet.
Mirela Milori: Si nuk qetësohet? Çfarë ndodh kur ai pi?
Milika Toska: Bërtet, ose ngre zërin kur nuk gjen një gjë gati. Por kur nuk sjell ai, çfarë mund të bëj unë? Po nuk solli ai të ardhura si të veproja unë.
Mirela Milori: Që në 2005?
Milika Toska: Po!
Mirela Milori: Këto 15 vjet kanë qenë pothuajse përnatë apo si?
Milika Toska: Shumica e rasteve, e kam denoncuar dhe dy herë në polici për ta ndërgjegjësuar, jo për ta injoruar, se nuk kam dashur kurrë ta bëj këtë, duke e ditur dhe rritjen e tij, por thashë se duke krijuar familje do bëhej radhë me shokët, si gjithë të tjerët, por kjo gjë nuk ndodhi, filloi alkoolin.
Mirela Milori: Kur është esëll flet me të?
Milika Toska: Flet normal!
Mirela Milori: I thua ta lërë alkoolin?
Milika Toska: Nuk e lë dot, i kam thënë: Unë dhe fëmijët apo alkooli? Nuk e lë dot thotë.
Mirela Milori: E kupton ai që është një dëm i madh në shtëpi ajo që bën?
Milika Toska: E kupton, por mua nuk ma shpreh!
Mirela Milori: Çfarë thotë?
Milika Toska: Vetë hesht, rri i heshtur!
Mirela Milori: Keni folur?
Milika Toska: Ai ka arritur deri në atë pikë sa nuk gjykon më, nuk e mendon më se çfarë ka mbrapa, truri ka degraduar./tvklan.al