Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se kjo parti e mbështet idenë ? fituesi me fituesin?, pas zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit. Duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për atë se a do të thotë kjo se do të bashkëpunojnë edhe me VMRO-DPMNE-në, Toçi thotë se shpreson se do të fitojnë partitë me vizion pro-evropian.