Arta Toçi, ASH: BDI-ja është shembull se si nuk duhet të funksionojë një parti

2020-02-18 1

Arta Toçi: BDI-ja është shembull se si nuk duhet të funksionojë një parti
Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se BDI-ja për të është shembull, po shembull se si nuk duhet të funksionojë një parti politike. Sipas saj duke qenë në Kuvend, por edhe në Qeveri rreth 6 muaj me BDI-në, ka parë se si BDI funksionon, si sillet dhe çfarë qasje ka duke qenë në Qeveri. Toçi thotë se as zëri nuk u është dëgjuar.