Stop-Deshmi te reja per skandalet seksuale te mesuesit-Zhigolo, Agron Bego!(18 shkurt 2020)

2020-02-18 36

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Të tjera dëshmi për abuzimet e mësuesit-Zhigolo të shkollës së mesme artistike ?Jakov Xoxa? në Fier. Emisioni ?Stop? transmeton me zë dhe figurë, rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Bego, por edhe disa kolegë të tij të së njejtës shkollë. Një djalë dhe një vajzë tregojnë, sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset. Një javë më parë emisioni ?Stop? transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i konfidoi, se kishte punuar edhe Zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të 99-tave.Madje profesori Bego e ?këshillonte? vajzën të mos bënte seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks. Në fund ai pohonte, se e kishte dashnoren më të re, se vajza në fjalë.Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit ?burg pa afat?. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti i tij po hetohet nga prokuroria.

Free Traffic Exchange