PA GJURME/Dyshime se u abuzua seksualisht nga vjehrri, 28-vjeçarja ’’mbahet peng’’ në Zvicër.

2020-02-18 4

Duroi 8 vite dhunë dhe torturë, 28-vjeçarja Eglantina Ismailaj shkëput komunikimin 1 muaj më parë me familjarët. Ishte vetëm 20 vjeçe kur u fejua me shkuesi në Zvicër, ndërsa bashkëjetuesi, shqiptari nga Kosova Vedat Avdija dhe familja e tij e ??mbajnë peng?? nënën e tre fëmijëve. Kjo histori dhune, por edhe dyshimi se u abuzua seksualisht nga vjehrri, rrëfehet nga nëna e Englantinës, Zade dhe e motra Fahria, në studion e emisionit ?Pa Gjurmë?. Kjo e fundit, izolimin e së motrës në një shtet të huaj, e shpjegon me fshehjen e pasaportës së saj, nga njerëzit e të shoqit.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv