OFL në Berat/ Miku i Mediut, bos i drogës e prostitucionit në Itali duhet të justifikojë pasurinë!

2020-02-18 0

TIRANË - Operacioni "Forca e Ligjit" u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një autodeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre. Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Gazmend Mahumtaj është një emër i njohur për drejtësinë, njihet si i rrezikshmi i Beratit, i dënuar në Itali për trafik të drogës dhe prostitucion me 25 vite burg.