Gripi, epidemia po zbutet/ Më pak të prekur në spital me komplikacione

2020-02-18 1

Ndonëse vijojmë të jemi në epidemik gripi, numri i rasteve të të prekurve nga infeksionet respiratore tanimë ka filluar të ulet.


Ashtu sikurse duket edhe në grafik, në vizën me të kuqe, por sërish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit ka një rritje me 7%.

Ndërkohë, qendrat shëndetësore kanë një numër të lartë fëmijësh, të cilët paraqiten me temperaturë të lartë dhe po kështu shërbimi Urgjencës në Pediatri, pasi prindërit sapo konstatojnë temperaturë mbi 38 i drejtohen spitalit, kur fare mirë thonë mjekët mund ta menaxhojnë në shtëpi duke ruajtur fëmijën të mos bjerë në kontaktur me viroza të tjera, kur shkojnë të presin radhën në QSUT.

Dhe kjo jo vetëm për bebet, por edhe për fëmijët më të rritur, pasi fëmijët dhe të moshuarit kanë qenë më të prekur nga dy tipe të gripit, por edhe virozat e shumta që qarkullojnë. Madje, shpesh prindërit janë të shqetësuar se pasi ka kaluar një situatë gripale fëmija sëmuret sërish. Por, mjekët shpjegojnë se bie në kontakt me një tjetër virozë, por thjeshtë duhet të bëjnë kujdes me temperaturën të cilët mund ta menaxhojnë duke kombinuar paracetamolin me ibruprofenin.

Javën që vjen, numri i të prekurve nga infeksionet respiratore pritet të ulet edhe më shumë, por kujdesi duhet të vazhdojnë pasi një mot me diell dhe luhatjet e temperaturave gjatë mëngjeseve dhe darkave shkaktojnë rrugë dhe temperature nëse nuk vishemi si duhet, shpjegojnë mjekët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gripi#QSUT#TopChannel