Pika e kthesës për Shqipërinë/ Çfarë përfitoi vendi nga konferenca e donatorëve

2020-02-18 0

1.15 miliardë euro premtime që morri Shqipëria në konferencën e donatorëve organizuar në Bruksel e vunë vendin tonë në një drite tërësisht të ndryshme dhe shumë më pozitive.


Konferenca Bashkë për Shqipërinë, ishte organizuar nga Bashkimi Europian, por pjesëmarrësit ishin nga e gjithë bota. Gjithsej 100 shtete që u bënë bashkë për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti. Për herë të parë ndodhi që të bëheshin bashkë për një qëllim të tillë vendet e Bashkimit Europian, por edhe ato arabe, aziatike dhe amerikane.

Shqipëria nga kjo konferencë arriti të fitonte në disa aspekte. E para, ajo për të cilën u mblodhën, mbështetjen direkte ekonomike dhe financiare për të përballuar faturën e rëndë të rindërtimit të vendit. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një kosto rreth një miliardë euro, në shkatërrime direkte të banesa dhe objekteve sociale dhe infrastrukturës, ndikim në rënien e rritjes ekonomike që mund të zgjasin. Shifra e konsiderueshme e parave do të shërbejë për rindërtimin, strehimin e mbi 20 mijë personave të prekur direkt.

Kjo shumë e madhe parash e injektuar në ekonominë shqiptare, do të ketë efektin e saj direkt në gjallërimin e ekonomisë e cila po frenonte. Programi i rindërtimit do jetë investimi më i madh në ekonomi që do hape shumë vende punë. Përfitimi i tjetër është vendosja e Shqipërisë në një pozicion shumë më pozitiv në arenën ndërkombëtare. Efekti pritet të shihet së shpejti kur të diskutohet raporti i ri për Shqipërinë nga Komisioni Europian. Një opinion pozitiv ndaj Shqipërisë është një shanc i mirë për të rikuperuar tërmetin e fortë që Shqipëria pësoi me refuzimin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Conference#TopChannel