Kopsht dhe cerdhe e re ne Koder Kamez

2020-02-18 2

Një kopsht dhe një çerdhe e re në Kodër Kamëz hapën dyert për të pritur 150 fëmijë të zonës, duke ofruar kushtet e nevojshme për mirërritjen e tyre.

Mbi rrënojat e godinës së ndërtuar që në vitet ?70, Bashkia e Tiranës rindërtoi në kohë rekord kopshtin e ri, i cili ka të integruar edhe një çerdhe, çka i jep zgjidhje kërkesave të hershme të prindërve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

?Jam i lumtur që e mbajtëm premtimin për një komunitet, i cili prej vitesh mendonte se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Edhe kur kam ardhur për prezantimin e planit apo për ta inspektuar, shumica e njerëzve thoshin me dyshim: ?Ah, mo lali, sa kemi parë ne që vijnë, marrin votat dhe nuk kthehen më kurrë që ta mbarojnë këtë punë?. Jam i lumtur që e mbaruam, e mbajtëm fjalën! E di që jemi shumë kërkues dhe themi: ?Edhe këtë, edhe ngrohjen, edhe dopio xhamin, edhe parketin?, por pashë se s?kishim lënë asgjë mangët. Fëmijët e Kodër Kamzës e meritojnë këtë?, tha Veliaj.

Njëkohësisht në Kodër Kamëz po vijon puna edhe për dy shkollat e reja, një 9-vjeçare dhe një e mesme, që do t?i japin fund mësimit me dy turne. ?Sot 150 familje lirohen të shkojnë në punë, kurse fëmijët shkojnë në një kopësht edhe me drekë. Lajmi tjetër i mirë për komunitetin e Kodër-Kamzës është shkolla: Kalova, e pashë që ishte ngritur binaja e shkollës së re ?Nënë Tereza?. Aty në fakt do të jenë dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një e mesme?, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ky është një tjetër tregues i punës së mirë që është bërë pavarësisht përpjekjeve për bllokim. ?Më vjen keq që u vonuam një vit nga sherret: Çfarë do bëhet këtu!? Çfarë do bëhet!? Këtu po preke gjë me dorë, menjëherë thonë: Do bëjë pallat! Po mirë, a nuk jemi ne që rikthyem shkollën ?Kosova?? Nuk jemi ne që rikthyem shkollën ?Servete Maçi?? Nuk jemi ne që rikthyem shkollën ?Betim Muço?? Të gjitha këto ishin nisur për pallate nga ish-administrata e kaluar. Pra, pas 5 vitesh, njerëzit kanë parë një gjë: Po dhamë fjalën, do ta mbajmë! Po iu futëm një pune, do ta çojmë deri në fund!?, tha ai.

Veliaj siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës është e vendosur t?i shkojë gjer në fund projekteve për çlirimin e hapësirave e zaptuara dhe për t?ia kthyer ato komunitetit.

?Kopshti te Medreseja është kopësht! Mund ta kesh zaptuar 1 vit, 2 vjet, 3 vjet, 30 vjet, por nuk mund të dënosh 100-150 familje të tjera nga mirërritja e fëmijëve. Dua t?i garantoj qytetarët që jo vetëm bëjmë atë që themi, por kushdo që mendon se bashkia do ndërrojë mendje dhe nuk do të çlirojë një kopësht, një çerdhe, një lulishte, një trotuar, e ka shumë gabim. Ka 5 vjet nuk jemi kthyer pas nga asnjë betejë. Qytetarët, nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë, kanë një parti kryesore, që quhet familja e tyre. Për familjen e tyre, secili prej nesh duhet të bëjë një betejë me atë minorancë që ose zapton, ose pengon, ose saboton punët e këtij qyteti?, nënvizoi kryebashkiaku.

Ai e cilësoi të shkëlqyer pun...

Free Traffic Exchange