Kush jane dy personat qe OFL kerkon te justifikojne pasurine

2020-02-18 0

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar gjatë ditës së sotme me publikimin e dy emrave të tjerë, nga të cilët kërkon që të justifikojnë burimet e pasurisë.

Në një deklaratë për mediat, punonjësja e OFL-së bëri me dije se duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo 47 vjeç. Të dy këta persona janë nga Berati dhe kanë qenë të dënuar në Itali për trafik droge. Mësohet se Edison Çobo ka qenë i arrestuar edhe në vendin tonë për kultivim të lëndëve narkotike.

Ata duhet të dorëzojnë pranë OFL-së deklaratën e tyre të pasurisë brenda 48 orësh.