Ndihmat për tërmetin/ Kryemadhi: 885 mln euro kredi që do t’i paguajnë shqiptarët! Qeveria e paaftë

2020-02-18 0

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka nisur me një mesazh falenderimi fjalën e saj për ndihmat e dhuruara për Shqipërinë për të nisur rindërtimin pas tërmetit, teksa shton se nga tani e tutje fillon përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë.

"Ky falenderim është më shumë se falenderim, por shpresë që do t'ju japë shqiptarëve forcën dhe kurajën për të vazhduar betejën e tyre dhe për t'iu treguar që nuk janë vetëm, por mbështeten nga BE. Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, por ndjejnë detyrim për t'i ndihmuar. Notat e entuziazmit, mbaruan, por duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Për 256 mln euro për rindërtimin e shtëpive, që të mos paguajnë më kreditë e kripura, të ndërtohen sa më shpejt, jo t'i kap dimri i vitit tjetër. Takimi i djeshëm ua dha këtë shans. Buzëqeshja ishte shumë e madhe se prej vitesh po kërkon kredi, për të paguar administratë. 885 mln euro kredi, që do i paguajnë taksat e shqiptarëve. Është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi, me ekspertë për të bërë monitorimin e këtij projekti, se besimi i shqiptarëve ka humbur. "SHBA do të themelojnë akademinë e transparencës për administrimin transparent të fondeve", që gjë tregon qartë , se shqiptarët janë mësuar se paratë shkojnë në xhepat e rilindësve. Qeveria e ka treguar që është e paaftë për vende të reja pune, e paaftë për t'iu shërbyer shqiptarëve. Ne do të jemi të gatshëm dhe vigjilent për çdo projekt. Presim me padurim që të shohin ndërtesa e para, që të strehohen dhe fëmijët të shkojnë në shkollë si të gjithë të tjerët", tha Kryemadhi.