Në orët e vona të mbrëmjen së të Hënës kanë dalë shifrat zyrtare nga BE, të fondeve të mbledhura në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, nga 100 vende që kontribuuan për Shqipërinë.
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në ?Opinion? në Tv Klan, ka bërë me dije shifrat e sakta.
Ai tha se 295 milionë euro janë dhuratë dhe 853 milionë euro janë kredi.
Blendi Fevziu: Po kreditë kanë afat pagese të shtyrë në kohë?
Arben Ahmetaj: Që të jenë kredi të buta duhet të kenë të paktën një interes nën 2%, të kenë një periudhë mospagese rreth 5 deri në 7 vite, dhe maturimi të shkojë mbi 15 vjet. /tvklan.al