Report TV - Nurellari: S'më erdhi mirë që Kosova dha 200 mijë euro dhe Serbia 2 mln euro

2020-02-18 0

Politologu Ardi Nurellari është shprehur i zhgënjyer në lidhje me fondet e dhëna nga Kosova në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' Nurellari tha se 'nuk më la aspak shije të mirë që Kosova ofroi 200 mijë euro dhe Serbia 2 milionë euro. Kurti duhet të ishte treguar më bujar, duke qenë se mban dhe retorikat e bashkimit të popullit shqiptarë'. Në Konferencën e Donatorëve Kosova ofroi 200 mijë euro grante dhe 500 mijë euro i kishte dhënë më parë, ndërsa Serbia dhuroi 2 milionë euro grante. Megjithatë për Nurellarin, ka ardhur koha që Kurti të bëjë veprime konkrete, të lërë mënjanë hatërmbetjet personale me kryeministrin Rama dhe të krijojë një marrëdhënie normale, dinjitoze dhe bashkëpunuese në të mirë të popullit shqiptar.  

'Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shumta dhe nuk kemi parë asgjë konktrete. Por në rastin e parë që preken egot nxirren shpatat dhe sulmet personale. ka plot mënyra se si Rama dhe Kurti mund të dëshmojnë dëshirën për integrim, bashkëpunim apo qoftë edhe bashkim. Kurti ka ardhur momenti të bëjë veprime konkrete pasi tani ka dhe të drejtën e firmës. I takon atij të përmirësojë marrëdhëniet e tij personale dhe t'i lërë mënjanë hatërmbetjet në mënyrë që të kemi një bashkëpunim mes dy shteteve dhe krijimin e projekteve të mëdha', u shpreh Nurellari për gazetarin Ilir Babaramo.

Në lidhje me degën e Vetëvendosje në Tiranë, Nurellari e cilësoi një ambicie të tepruar të Kurtit, i cili duhet të heq dorë sa m parë dhe të sillet si burrështetas.

'Vetëvendosja si degë në Tiranë po përpiqet të hyjë në punët e brendshme të Shqipërisë. Personalisht më duket e ekzagjeruar ambicia e Kurtit për të futur një këmbë edhe në politikën e brendshme të Shqipërisë. Ai duhet të tërhiqet sa më parë nga kjo ambicie dhe të sillet si burrështetas duke pasur një raport normal dhe dinjitoz me kryeministrin dhe të krijojnë një bashkëpunim të mirë mes dy vendeve', tha Nurellari.

Heqja e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi nga Kuvendi dhe vendosja e asaj të Ibrahim Rugovës nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Nurellari tha se kjo 'ishte një shkelje e ligjit me të dyja këmbët nga kryeparlamentarja e sapozgjedhur', ndërsa shtoi se 'suksesi triumfues që iu bë Osmanit në zgjedhje në fakt ishte dështimi i saj, pasi ajo morri më pak se në 2017. I vetmi fitues në zgjedhje ishte Kurti'.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, Nurellari u shpreh se Kurti do të dijë të tregohet një politikan i zgjuar dhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit. Ai tha se i takon Kurtiit të udhëheq dialogun dhe Thaçit ai rol i ishte lënë nga vetë Haradinaj për të mos njollosur figurën e tij të patriotit.

'Kryeministri dhe Kushtetuta janë lokomotiva e marrëdhënieve të jashtme të Kosovës. Kurti po tregohet i mençur dhe po shtrin dorën e bashkëpunimit duke u treguar një politikan i pjekur, duke qene se e provoi vetë rolin e një opozite destruktive. Ai ka deklaruar se do të bashkë...