Kush e bëri ekspertizën për vdekjen e Kacifas - Ndërkallje e 360 Gradë

2020-02-18 3

#tvora #rtvoranews
Rreth një vit e gjysmë nga vdekja e Kostandin Kacifas, në media publikohet lajmi se nga hetimet nga ka rezultuar se minoritari grek nuk është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shqiptare, por ka kryer vetëvrasje.

Sipas raportit të publikuar në media, pas ngjarjes dosja për këtë çështje nga prokuroria e Gjirokastrës u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dhe pikërisht mediat i referohen këtyre hetimeve të kryesuara nga prokurori Njazi Seferi dhe ekspertëve mjeko-ligjorë të policisë shkencore.

Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi ka qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit.

Ekspertizat kanë saktësuar versionin e shprehur më herët në media nga gazetari Ferdinand Dervishi, se Kostandinos Katsifas ishte vetëvrarë, dhe jo vrarë siç u tha asokohe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kush-e-beri-ekspertizen-vdekjen-e-kacifas-nderkallje-e-360-grad

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange