Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi ka uruar popullin e Kosovës në ditën e festimeve të 12 vjetorit të Pavarësisë.
Kurti në dedikimin e tij për këtë festë, ka thënë se Kosova sot nuk është në ditët e saj më të mira por dhe shpresa e madhe e popullit për ndryshim është detyra e qeverisë sëre dhe se pavarësia është përpjekje e vazhdueshme për të cilën duhet punuar vazhdimisht.
Ne orët e para te mëngjesit Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz, në ?kryeqytetin? e kryengritjes e atdhedashurisë për liri e të qëndresës për të kujtuar e nderuar familjen Jashari, bashkë me kryetaren e Kuvendit, ministra dhe deputetë si dhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova
Kurti tha se ?Në një ditë si kjo, ne vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi të ish presidentit Rugova?.