?Përkthimi është një instrument shumë i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë, aq më tepër kur kemi parasysh letërsi edhe popuj të vegjël, por është një instrument i rëndësishëm i formimit të shijeve të leximit nëpërmjet e reflekseve letrare, kulturës edhe shijes së leximit tek fëmijët edhe të rinj?. Ky është koncepti i shefes së Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula, për përkthimin. Gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare ?Botët e përkthyera të letërsisë, nga përkthimi tek krijimi? Sula flet për raportin e letërsisë shqipe me përkthimin, që nga fillesat e saj.
?Letërsia shqipe e ka të pashmangshme përkthimin, përshtatjen gjatë gjithë historisë së vet. Letërsia e vjetër shqipe ka lind nga përshtatjet edhe përkthimet fetare. ?Meshari i Buzukut? është një libër i përkthyer, po kështu letërsia e bejtexhinjve, etj., praktikat e përkthimit kanë qenë një traditë e mirë kulturore dhe ushqyese për shkrimtarët tanë të shekullit XX. Përkthimi është dhe sot e kësaj ditë një traditë vendimtare, si për ata që janë përkthyes edhe ata që janë krijues. Nga ana tjetër ne kemi të bëjmë me vepra që vijnë në kohë reale edhe në Shqipëri. Sot është çështja se cilin autor të zgjedh, dhe jo a kemi apo nuk kemi vepra të mira të përkthyera? Hapja e Shqipërisë ka bërë që ne të kemi të njëjtën vepër në disa përkthime. Kryeveprave letërsisë botërore kanë ardhur përmes penave shumë të mirave të përkthimit?, shprehet pedagogia Lili Sula.
Sula nëpërmjet shembullit konkret të ?Kukullës? së Ismail Kadaresë rrëfen se si një përkthim jo i mirë, largon lexuesin nga shkrimtari edhe nga vepra e tij.
?Tema ime ka të bëjë me një nga problematikat e përkthimit në rrafsh tekstor-artistik ?Kukullën? e Ismail Kadaresë të përkthyer jo mirë në italisht, gjë që e transformon këtë autor, e transformon nivelin e tij estetik edhe bën Kadarenë të mos tingëllojë ashtu siç është vepra e tij, e largon figurën e shkrimtarit që nga vepra që ka ardhur në italisht. Një përkthim i mirë ndikon edhe në bashkimin e popujve dhe të kulturave të tyre. Kjo nuk është vetëm për strategjinë, që duhet të ketë ndaj një autori, por edhe ndaj autorëve të tjerë, që janë përkthyes të gjuhës shqipe?, shprehet Sula.