Bujqit paralajmërojnë bllokada të rrugëve nëse nuk iu paguhet dëmshpërblimi për dëmet nga përmbytjet e vitit 2016 dhe reshjet e dy viteve më parë. Ata i dhanë afat kryeministrit teknik për takim deri të martën, në të kundërtën do të nisin protestën. Nga qeveria thonë se Spasovski është në vizitë zyrtare në dy ditët e ardhshme dhe takimi nuk mund të realizohet.