#rtvora #oranews #diteere
I ftuar për të folur 12-vjetorin e festës së Pavarësisë së Kosovës në emisionin ?Ditë e re? në TV Ora ka qenë ish-deputeti dhe ish-ministri, Kastriot Islami.
Për Islamin Shqipëria ka faje në raport me Kosovën, pasi nuk e ka maksimalizuar suksesin për planin kombëtar. Ai shton se Shqipëria ka qenë vendi amë për shqiptarët, por nuk ka mbajtur qëndrimet e duhura në raport me çështjen e Kosovës.
Ndërkohë, sipas tij, Kosova është një vend më demokratik se Shqipëria, pasi erdhi opozita në pushtet shumë butë dhe kishte koalicion.
Kastriot Islami: Shqiptarët në rajon janë një faktor i rëndësishëm dhe gjatë kohës që jemi marrë ne me politikën e jashtme, në detyrat që I vendoseshin Shqipërisë ishte një nga detyrat prioritare. Por Shqipëria dhe shqiptarët nuk e kanë shfrytëzuar këtë moment, për 12 vite ose 30 vjet, qysh nga viti ?91, për ta maksimalizuar suksesin që mund t?i vinte në planin kombëtar.
Sigurisht që problemin kryesor e ka Shqipëria sepse është vend 100-vjeçar. Shqipëria ka qenë vendi amë për shqiptarët.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk e kanë shfrytëzuar këtë moment, për 12 vite ose 30 vjet qysh nga viti ?90 për ta maksimalizuar suksesin që mund t?i vinte në planin kombëtar.
Sigurisht që problemin kryesor e ka Shqipëria sepse është i vetmi shtet 100-vjeçar po ta krahasosh me vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Shqipëria ka qenë vendi amë për shqiptarët dhe ku të gjithë shikojnë si po shkon.
Shqipëria gjatë këtyre 35 viteve ka treguar: Nuk ka shfrytëzuar këtë periudhë për të ngritur një sistem demokratik.Ne nuk kemi ndërtuar një vend demokratik.
Një vend relativisht më demokratik mes shqiptarëve është Kosova, pasi është I vetmi vend ku një opozitë erdhi në pushtet pas një periudhe të vështirë dhe bëri një aleancë koalicioni. Janë dy leksione demokracia dhe Kosova i kaloi shumë butë këto shtylla të demokracisë.
Shikoni se çfarë po ndodh në Shqipëri, nuk ndryshon dot pushtetin, një zhurmë shumë e madhe. Në Maqedoni u bë gjithë ajo skemë për të ndryshuar pushtetin, Mali I Zi ka kohë që nuk ndryshon pushtetin as Serbia.
I vetmi vend ku po funksionon demokracia në mënyrë relative është Kosova, kur duhet të ishte e kundërta.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kastriot-islami-kosova-me-demokratike-se-shqiperia-nje-opozite-erdhi-ne-pushtet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp