#rtvora #oranews
Një sherr mes tre personave ka ndodhur në Korçë, ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit, ku janë përfshirë dy vëllezër dhe një tjetër person, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia thotë se "rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes".
Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Ndërsa shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sherr-dhe-perplasje-me-arme-ne-korce
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp