Policia e shtetit po vepron e 'dorë të hekurt', nga një me operacionin e saj 'Forca e Ligjit' dhe kontrollet e 'makinave luksoze' nga ana tjetër përmes policisë rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve. Vetëm gjatë 10-ditëshit të parë të shkurtit janë pezulluar 598 patenta për motivacione të ndryshme si dhe janë arrestuar 85 shtetas, nga të cilët 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mos-shlyerje të masave administrative nga ana e drejtuesve.