Masat për koronavirusin/ Manastirliu: Gati vendi për karantinën nëse do të jetë e nevojshme!

2020-02-17 0

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, megjithatë a shtuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Vendi për karantinën është gati nëse do të jetë e nevojshme, është bërë trajnimi i mjekëve, janë bërë simulime për të qenë sa më të përgatitur për rastet konkrete, janë përgatitur udhëzimet, janë shpërndarë mjetet për mbrojtjen personale e ndërsa në javën e dytë të shkurtit do të jetë në Institutin e Shëndetit Publik do të bëhen analizat për koronavirusin e ri! Këto kanë qenë disa masat e marra nga ministria, pa përmendur kontrollet në dogana, që ministrja e shëndetësisë i bëri me dije teksa raportonte para Komisionit të Shëndetësisë.